Aktualitet

E rëndë/ Po notonte në det, mbytet 63-vjeçari në Gjirin e Lalëzit

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

15 Gusht 2025, 10:14 Nga E. D
E rëndë/ Po notonte në det, mbytet 63-vjeçari në
foto ilustruese

GJIRI LALZIT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalëzit. Mësohet se një 63-vjeçar është mbytur teksa po notonte. Konkretisht ngjarja ka nodhur rreth orës 07:40, ndëkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Gjiri i Lalëzit/Informacion paraprak-Rreth orës 07:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, duke u larë në det, shtetasi I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut dhe rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

 

gjiri lalzit

Sondazh

Poll