15 Gusht 2025, 08:09
Nga E. D
Autori dhe dy djemte
GJILAN- Dinamika e vrasjes së trefishtë në Gjilan pak dite më parë është zbardhur. Bëhet me dije se përveç tre personave që humbën jetën, edhe i dyshuari për fajde Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij të cilët janë ende në arrati, janë plagosur nga përplasja me armë. Autori Mefail Shkodra raportohet se nuk ka pasur pasoja, por djali i tij, Engjëll Shkodra ka pësuar lëndime. Siç raportohet Engjëll ka plagë në njërin krah, por ende nuk dihet kush e qëlloi. Ndërsa djali tjetër i tij, Edonis Shkodra është në gjendje të rëndë. Në pamjet e publikuara shihet se ai ka goditje në pjesën e prapme të kokës, dhe jo vetëm.
Si nisi konflikti?
Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha. Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person. Por gjithçka mori një kthesë të errët pas në një takim të thirrur nga Edmond Hasani, i cili kishte ftuar Mefail Shkodrën për një bisedë “miqësore”.
Gazeta Insajderi ka siguruar edhe një audio-incizim nga nisja e konfliktit e deri tek vrasja. Aty dëgjohet Mefail Shkodra që thotë se e ka të ndaluar të takohet me Bujar Hoxhën sepse janë në proces gjyqësor.
“Unë e ti Bujari ulemi në tavolinë folim dhe e gjajmë vërtetën se për ketë punë jemi ardh këtu”, thotë dikush nga viktimat.
“Bujari është këtu”, dëgjohet një zë në video.
“Nuk guxon me ma pru Bujarin këtu, s’guxon. Unë jam proces me Bujarin e kam ndalune Të zatetem me të”, iu kthye Mefail Shkodra.
“Na ju kemi thirr disa herë mu zatet me Bujarin, tash e keni ndalune mu zatet me ta”, dëgjohet duke thënë pala tjetër.
“Ja thirri policinë”, dëgjohet teksa thotë dikush.


Pas kësaj, fillojnë edhe të shtënat me armë ku humbin jetën tre persona. Takimi ndodhi në kafenenë ku Mefail Shkodra pinte rregullisht kafen e tij. Në lokal ishin vetëm Edmond Hasani dhe Naim Hoxha, vëllai i Bujarit. Gjithçka ndryshoi për pak sekonda. Në kafene, shfaqet Bujar Hoxha, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Nga babai i tij Abedin Hoxha dhe nga vjehrri i tij Selami Hasani. Mefail Shkodra, i lutet me ngulm Edmond Hasanit që t’i ndalojë të hyjnë në lokal, duke theksuar se ndodhen në mes të një procesi penal. Ai çohet për të kontaktuar policinë, por Mefail Shkodra nuk kishte asnjë raport me personat tjerë, përveç Bujar Hoxhës.
Takimi ishte thirrur me kërkesën e Edmond Hasanit, pasi përmbaruesi kishte bllokuar llogaritë bankare të Bujar Hoxhës për një borxh të papaguar për veturën Audi Q5, të blerë nga vetë Mefaili. Përmbarues në këtë rast ka qenë Përparim Xhelili. I njëjti ka konfirmuar për Insajderin se llogaritë i ishib bllokuar para dy jave Bujar Hoxhës.
Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë masa drastike, duke suspenduar katër zyrtarë policorë, mes tyre: Bekim Sabedini, Metush Arifi, Ardian Demiri dhe Shaban Hajdaraj. Bekim Sabedini dhe Metush Arifi janë parë në shoqërinë e Albert Rexhepit i njohur si Albert Malisheva, i cili në vitin 2024 ishte burgosur pastaj ishte lene në arrest shtëpiak për fajde, e Mefail Shkodra bashkë me djalin e tij Edonisin ishin në paraburgim për këtë rast.
Kush janë viktimat?
Bujar Hoxha është një nga personat kyç të përfshirë në këtë ngjarje. Insajederi shkruan se thelbi i konfliktit që çoi në vrasjen e trefishtë ka nisur pikërisht nga Bujar Hoxha. Në prill të këtij viti, Bujar Hoxha kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën për fajde. Prokuroria Speciale konfirmoi se Hoxha kishte dorëzuar edhe një kallëzim penal ndaj Shkodrës. Fajdexhiu nga Gjilani, pasi ishte marrë në pyetje nga Prokuroria, ishte lënë i lirë në procedurë të rregullt. Konflikti që përfundoi tragjikisht nisi pas denoncimit që Hoxha i bëri në polici Shkodrës.
Aktualisht, Bujar Hoxha po trajtohet në QKUK, gjendja e tij është e stabël. Viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga njerëz të përfshirë në fajde.

vrasja e trefshite ne gjilan
526494416 1408747843571990 5128766098617873432 n 1
526667593 1986123982205864 3211537952304470753 n 1
530261568 1277326420737365 7633686364415754686 n 768x1024
529941800 1522823559154501 7234910367367708422 n 1 768x1024
Aktualitet
15 Gusht 2025, 07:53
E. D
autori
MALIQ- Enedio Guri, autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq publikonte foto me armë zjarri në rrjete soci...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 07:19
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim. T...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 07:16
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqën...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 22:56
N.F
Viktima
MALIQ- I riu në foto është 14-vjeçari, Erald Xhejo i cili humbi jetën tragjikisht sot pas një sherri në nj&eum...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 22:49
N.F
Foto
ITALI- Autoritetet italiane kanë organizuar një operacion antidrogë e cila u finalizua me arrestimin e tre personave. Mes të arres...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 22:31
N.F
Foto
ELBASAN- 56-vjeçari, Pëllumb Toçi i cili rezulton i zhdukur ende nuk është gjetur dhe fati i tij mbetet mister....
Aktualitet
14 Gusht 2025, 22:07
N.F
Foto
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 20:59
N.F
Autori
MALIQ- Autori i dyshuar i plagosjes për vdekje të 14-vjeçarit, Erald Xhejo është larguar nga spitali. Bashkëmoshatar...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 20:43
N.F
Pavol Szalai
TIRANË- Pavol Szalai, drejtues i redaksisë së BE-Ballkan tek “Reporterët pa Kufij” duke folur për DW p&eu...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 20:26
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin i cili përfundoi tragjikisht me një vikti...