Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Zbardhet dinamika e masakrës, konflikti nisi nga Bujar Hoxha
Autori dhe dy djemte GJILAN- Dinamika e vrasjes së trefishtë në Gjilan pak dite më parë është zbardhur. Bëhet me di...
Blutë bëjnë me dije se lidhur me rastin tetë persona janë vënë në pranga. Mes të arrestuarve janë autori Enedio Guri, babai dhe xhaxhai i tij. Gjithashtu në pranga janë vënë edhe katër të mitur dhe një 34-vjeçar të cilët ishin të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve.
MALIQ- Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Blutë bëjnë me dije se lidhur me rastin tetë persona janë vënë në pranga. Mes të arrestuarve janë autori Enedio Guri, babai dhe xhaxhai i tij. Gjithashtu në pranga janë vënë edhe katër të mitur dhe një 34-vjeçar të cilët ishin të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve.
Sipas policisë autori Enedio Guri pas kryerjes së krimit ka tentuar të largohej nga vendngjarja, me automjet së bashku me 34-vjeçarin që ishte i pranishëm gjatë sherrit me të miturve. Ndërsa babai dhe xhaxhai i autorit kanë fshehur mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi.
Ndërkohë katë të miturit që ishin të pranishëm gjatë krimit kanë tentuar nëpërmjet deklarimeve në polici të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjithashtu është sekuestruar mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin autori dhe 34-vjeçari dhe dhe 5 celularë.
Njoftimi i plotë:
Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg.
Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas:
-14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;
-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;
-4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;
-një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.
Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:
-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt". 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Autori dhe dy djemte GJILAN- Dinamika e vrasjes së trefishtë në Gjilan pak dite më parë është zbardhur. Bëhet me di...
autori MALIQ- Enedio Guri, autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq publikonte foto me armë zjarri në rrjete soci...
foto ilustruese TIRANË- Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim. T...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqën...
Viktima MALIQ- I riu në foto është 14-vjeçari, Erald Xhejo i cili humbi jetën tragjikisht sot pas një sherri në nj&eum...
Foto ITALI- Autoritetet italiane kanë organizuar një operacion antidrogë e cila u finalizua me arrestimin e tre personave. Mes të arres...
Foto ELBASAN- 56-vjeçari, Pëllumb Toçi i cili rezulton i zhdukur ende nuk është gjetur dhe fati i tij mbetet mister....
Foto ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur...
Autori MALIQ- Autori i dyshuar i plagosjes për vdekje të 14-vjeçarit, Erald Xhejo është larguar nga spitali. Bashkëmoshatar...
Pavol Szalai TIRANË- Pavol Szalai, drejtues i redaksisë së BE-Ballkan tek “Reporterët pa Kufij” duke folur për DW p&eu...