Aktualitet

U vra sot pas sherrit me bashkëmoshatarin, ky është 14-vjeçari që humbi jetën në Maliq (FOTO)

Xhejo humbi jetën në spital pas plagëve të marra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

14 Gusht 2025, 22:56 Nga N.F
U vra sot pas sherrit me bashkëmoshatarin, ky është
Viktima

MALIQ- I riu në foto është 14-vjeçari, Erald Xhejo i cili humbi jetën tragjikisht sot pas një sherri në një lokal në fshatin Pirg. Xhejo humbi jetën në spital pas plagëve të marra me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit që sollën këtë ngjarje tragjike.

Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar kanë patur edhe konflikte të mëparshme. Raportohet se sot ata janë takuar për t'u saqruar por konflikti ka agravuar në përdorimin e thikës.  Autori ka dëmtime, por jo me thikë. Ai është shoqëruar nga policia ku do të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

U vra sot pas sherrit me bashkëmoshatarin, ky është

vrasja e 14vjecarit ne maliq

Sondazh

Poll