Aktualitet

EMRA+ VIDEO/ Kultivuan kanabis në fshatin Osmëzezë, vihen në pranga dy kushërinjtë në Berat

Konkretisht Sefedin dhe Ronaldo Mehmetaj (kushërinj) u kapën në flagrancë teksa ishin te parcela. Gjithashtu policia bëm me dije se 64 bimët u asgjësuan.

14 Gusht 2025, 13:23 Nga E. D
EMRA+ VIDEO/ Kultivuan kanabis në fshatin Osmëzezë, vihen në
pamje nga arrestimi

BERAT- Dy kushërinj janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Beratiti, pasi kishin kultivuar kanabis në fshatin Osmëzezë. Konkretisht Sefedin dhe Ronaldo Mehmetaj (kushërinj) u kapën në flagrancë teksa ishin te parcela. Gjithashtu policia bëm me dije se 64 bimët u asgjësuan. Ndërkohë efektivët sekuestruan edhe një armë gjahu çifte dhe disa fishekë në banesën e 29-vjeçarit, Sefedin Mehmetaj. Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë: 

Berat/Vijon plani operacional policor anticannabis, i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Kultivuan bimë Cannabisi, në fshatin Osmëzezë, kapen në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas (kushërinj). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve me metoda proaktive, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan. Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë në parcelë, shtetasit S. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. M, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte dhe disa fishekë të armës së gjahut. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

 ronaldo mehmetaj sefedin mehmetaj

Sondazh

Poll