Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në aksin Sevaster-Vajzë/ Shkrumbohet mjeti, dyshime për shkëndijë elektrike ose një defekt teknik në motor

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët fikën zjarrin. Mjeti u shkrumbua por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

14 Gusht 2025, 15:35 Nga N.F
Përfshihet nga flakët makina në aksin Sevaster-Vajzë/
Selenice

SELENICË- Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Sevaster- Vajzë. Mësohet se mjeti tip "Mercedes-Benz" është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje. Nga dyshimet e para mësohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ose një defekt teknik në motor.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët fikën zjarrin. Mjeti u shkrumbua por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Vendi ynë prej ditësh po përballet me zjarre të shumta dhe temperaturat e larta kanë favorizuar vatrat që të përhapen. Fatmirësisht rasti i mjetit të djegur nuk ka agravuar në përhapjen në natyrë dhe krijimin e një vatre të re.

digjet makina ne selenice

Sondazh

Poll