Bota

Përleshje mes mbështetësve të Vuçiç dhe qytetarëve para zyrave të SNS/ Një person qëllon me armë në ajër, autoritetet rrethojnë selinë (PAMJE)

Qytetarët i janë ofruar nga pjesa e përparme zyrave të SNS-në në Bulevardin e Çlirimit, kur edhe ndodhi përleshja. Gjithashtu mediat serbe shkruajnë se gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në ajër, ku si pasojë një pjesë e qytetarëve janë tërhequr pas këtij akti.

14 Gusht 2025, 10:43 Nga E. D
Përleshje mes mbështetësve të Vuçiç dhe
pamje nga vendngjarja

SERBI- Një përleshje midis mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandër Vuçiç dhe qytetarëve ka ndodhur pranë zyrave të SNS në Novi Sad. Sipas mediave serbe gjatë momentit të përleshjeve një person është filmua me armë.

Qytetarët i janë ofruar nga pjesa e përparme zyrave të SNS-në në Bulevardin e Çlirimit, kur edhe ndodhi përleshja. Gjithashtu mediat serbe shkruajnë se gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në ajër, ku si pasojë një pjesë e qytetarëve janë tërhequr pas këtij akti.

Në pamje shihet një burrë i cili mban në dorë pistoletën. Pas përleshjes ambientet e jashtme të zyrave të SNS janë rrethuar nga policia serbe dhe kanë shpërndarë qytetarët dhe mbështetësit e SNS-së.

serbi

Sondazh

Poll

Bota 14 Gusht 2025, 08:16 E. D

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën

foto ilustruese ALASKË- Më 1867, një transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut: Rus...