Analiza: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për ekonominë gjermane
foto ilustruese GJERMANI- Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanis&eu...
WhatsApp, i cili është në pronësi të Meta-s, u zotua se do t’i vazhdojë përpjekjet për t’i kthyer shërbimet e aplikacionit të vet edhe në Rusi.
RUSI- Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp, ka thënë të enjten se Rusia po përpiqet t’i bllokojë shërbimet e tij për shkak se aplikacioni ua ka ofruar njerëzve të drejtën për komunikim të sigurt. WhatsApp, i cili është në pronësi të Meta-s, u zotua se do t’i vazhdojë përpjekjet për t’i kthyer shërbimet e aplikacionit të vet edhe në Rusi.
Rusia ka filluar t’i kufizojë disa thirrje në Telegram dhe WhatsApp, duke i akuzuar platformat në pronësi të huaj se nuk po ndajnë të dhëna me organet e rendit në rastet e mashtrimeve dhe terrorizmit.
“WhatsApp është privat, i koduar nga skaji në skaj dhe sfidon përpjekjet e qeverive për të shkelur të drejtën e njerëzve për komunikim të sigurt, prandaj Rusia po përpiqet ta bllokojë atë për mbi 100 milionë qytetarë rusë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë të mundur komunikimin e koduar për njerëzit kudo, përfshirë në Rusi”, tha WhatsApp në një komunikatë.
Telegrami tha se moderatorët e saj po përdorin mjete të inteligjencës artificiale për të monitoruar pjesët publike të platformës dhe për të hequr miliona mesazhe të dëmshme çdo ditë.
“Telegram lufton në mënyrë aktive përdorimin e dëmshëm të platformës së tij, përfshirë thirrjet për sabotim ose dhunë dhe mashtrime”, tha Telegram në një komunikatë.
Rusia është përplasur me platformat e huaja të teknologjisë për disa vite lidhur me përmbajtjen dhe ruajtjen e të dhënave. Konflikti i vazhdueshëm i Rusisë me këto platforma u përshkallëzuan pasi Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Kritikët thonë se Rusia po përpiqet të zgjerojë kontrollin mbi hapësirën e saj të internetit.
foto ilustruese GJERMANI- Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanis&eu...
Melania Trump dhe Hunter Biden SHBA- Zonja e Parë, Melania Trump, ka kërcënuar se do të padisë Hunter Biden me një ...
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump RUSI- Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte r&eum...
foto ilustruese ALASKË- Më 1867, një transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut: Rus...
Keir Starmer dhe Volodymyr Zelenskyy BRITANI E MADHE- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të takohet me kryeministrin e Mbretërisë...
foto ilustruese ITALI- Të paktën 22 migrantë kanë vdekur pasi dy anije u fundosën në Mesdhe të mërkurën, than...
udhëheqësit evropianë SHBA- Para takimit me presidentin rus, Vladimir Putinin në Alaska, presidenti amerikan, Donald Trump mori pjes&e...
foto ilustruese SHBA- Udhëheqësit evropianë u treguan të kujdesshëm pas një takimi virtual me Donald Trump të mërku...
Foto NORVEGJI- Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, ...
Newsom SHBA- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom është shprehur se Kalifornia duhet të ecë përpara me hartimin e har...