13 Gusht 2025, 21:38
Nga N.F
Foto
NORVEGJI- Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij vendi nordik. Kjo është hera e parë që Oslo ia atribuon zyrtarisht sulmin kibernetik fqinjit të saj.
Gjatë kohës sa kishin nën kontroll digën në Bremanger, në perëndim të Norvegjisë, më 7 prill, hakerët hapën një portë dhe lëshuan 500 litra ujë në sekondë për katër orë, para se sulmi të zbulohej dhe të ndalej, kishin thënë më herët autoritetet.
Gjatë këtij sulmi nuk kishte pasur të lënduar. Norvegjia prodhon pjesën më të madhe të energjisë së saj elektrike përmes digave hidroelektrike dhe autoritetet e inteligjencës kanë paralajmëruar më herët për rrezikun e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.
“Gjatë vitit të kaluar, kemi parë një ndryshim në aktivitetin e aktorëve kibernetikë prorusë”, tha në një fjalim Beate Gangaas, shefe e agjencisë së policisë së sigurisë, PST, të Norvegjisë.
Incidenti në Bremanger ishte një prej këtyre aktiviteteve, shtoi Gangaas.
“Qëllimi i këtij lloji operacioni është të ndikojë dhe të shkaktojë frikë e kaos te popullata e gjerë”, tha ajo. “Fqinji ynë rus është bërë më i rrezikshëm”.
Ambasada ruse në Oslo tha se deklaratat e Gangaas ishin “të pabaza dhe të motivuara politikisht”.
“Është e qartë se PST-ja po përpiqet, pa sukses, të mbështesë kërcënimin mitik të sabotimit rus ndaj infrastrukturës norvegjeze këtë vit, të cilin vetë e shpiku në raportin e saj [vjetor] të shkurtit,” thuhet në një deklaratë për Reuters nga Ambasada ruse.
Shtatorin e vitit të kaluar, inteligjenca britanike e akuzoi Rusinë se po zhvillon një “fushatë jashtëzakonisht të pamatur” sabotimi në Evropë, pjesërisht për të frikësuar vendet evropiane në mënyrë që të ndalin ndihmën për Ukrainën.
Moska i ka mohuar këto akuza. Pas fjalimit të saj, Gangaas i tha Reutersit se foli publikisht për këtë gjë, me qëllim që të paralajmëroi popullatë dhe në përpjekje që të parandalojë Rusinë nga kryerja e sulmeve të reja.
“Dua që norvegjezët të jenë të përgatitur”, tha ajo.
Norvegjia, anëtare e NATO-s, ndan kufirin me Rusinë në Arktik. Ashtu si vendet e tjera nordike, ajo është një mbështetëse e fortë e Ukrainës. Norvegjia është gjithashtu furnizuesja më e madhe e gazit në Evropë, i cili kryesisht transportohet përmes një rrjeti tubacionesh nën Detin e Veriut./ REL
norvegji hakera ruse
Bota
13 Gusht 2025, 21:20
N.F
Newsom
SHBA- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom është shprehur se Kalifornia duhet të ecë përpara me hartimin e har...
Bota
13 Gusht 2025, 21:02
N.F
Foto
ITALI- Një tjetër operacion në Itali ka sjellë goditjen e një bande kriminale dhe sekuestrimin e milona eurove. Raportohet se...
Bota
13 Gusht 2025, 16:00
N.F
Foto
IZRAEL- Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për m...
Bota
13 Gusht 2025, 13:03
E. D
foto ilustruese
MAL I ZI- Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në nj&eu...
Bota
13 Gusht 2025, 10:10
E. D
udheheqesit evropiane
BRUKSEL- Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Puti...
Bota
13 Gusht 2025, 09:10
E. D
Yoon Suk Yeol
KOREJA E JUGUT- Gruaja e ish-presidentit të burgosur të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është arrestuar pë...
Bota
13 Gusht 2025, 08:50
E. D
zjarri
DELVINË- Qytetarët e Delvinës kanë kaluar një natë tmerri nga flakët masive. Bëhet me dije se rreth 10...
Bota
13 Gusht 2025, 08:35
E. D
HUNGARI- Tri ditë para samitit ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit të Rusisë Vladimir Pu...
Bota
13 Gusht 2025, 08:06
E. D
foto ilustruese
SHBA- "Ndoshta do të them: 'Paç fat, vazhdo të luftosh'. Ose ndoshta do të them: 'Mund të bëjmë nj&eu...
Bota
13 Gusht 2025, 07:41
E. D
Donald Trump
SHBA- Prej disa ditësh, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë mesazhe nga udhëheqësit evropian...