Bota

"Asnjë marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën"/ Kush janë pesë parimet që udhëheqësit evropianë i vendosën Trumpit para takimit me Putin

Sipas kancelarit gjerman, Friedrich Merz pala evropiane i paraqiti liderit amerikan pesë parime para bisedimeve të së premtes.

14 Gusht 2025, 07:40 Nga E. D
"Asnjë marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën"/
udhëheqësit evropianë

SHBA- Para takimit me presidentin rus, Vladimir Putinin në Alaska, presidenti amerikan, Donald Trump mori pjesë në një video-takim me udhëheqësit evropianë. Sipas kancelarit gjerman, Friedrich Merz pala evropiane i paraqiti liderit amerikan pesë parime para bisedimeve të së premtes. Udhëheqësit evropianë kanë prezantuar plani me 5 pika kyçe për zgjidhjen e krizës.

Ukraina duhet të jetë në tryezë për çdo takim të ardhshëm me Putinin.

Një armëpushim duhet të jetë hapi i parë, para fillimit të çdo negociate.

Njohja e territoreve të okupuar nga Rusia nuk është në tryezë.

Forcat ukrainase duhet të jenë të lira për të mbrojtur sovranitetin e vendit të tyre, me mbështetjen evropiane.

Negociatat më të gjera duhet të jenë pjesë e një “strate gjatësisë transatlantike… bazuar në mbështetjen e Ukrainës dhe ushtrimin e presionit mbi Rusinë”.

Friedrich Merz shtoi se nëse nuk ka “lëvizje nga pala ruse” gjatë bisedimeve në Alaska, atëherë “SHBA-ja dhe evropianët duhet të rrisin presionin”.

Nga Shtetet e Bashkuara, Donald Trump e përshkroi videokonferencën me aleatët si shumë pozitive dhe shprehu gatishmërinë për të marrë pjesë në një takim trilateral me Putinin dhe Zelenskyn, menjëherë pas takimit të Alaskës.

udhëheqësit evropianë

Sondazh

Poll