14 Gusht 2025, 07:47
Nga E. D
foto ilustruese
ITALI- Të paktën 22 migrantë kanë vdekur pasi dy anije u fundosën në Mesdhe të mërkurën, thanë agjencitë humanitare. Afër 60 persona janë shpëtuar dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur. Ky është incidenti i fundit në Mesdhe, ku shumica e migrantëve kalojnë në tentim për të arritur në Evropë.
Kryqi i Kuq tha për AFP-në se 56 burra dhe katër gra i kanë shpëtuar fundosjes së anijeve me migrantë. Kjo organizatë tha se është ende e paqartë se sa persona ishin në dy anijet që ishin nisur nga Zavija në Libi dhe nga Tripoli mbrëmjen e së martës.
Ende nuk janë zbardhur shumë detaje të kësaj tragjedie, por agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi, duke cituar rrëfimet e disa të mbijetuarve, se pasi një nga anijet, që ishin nisur së bashku, filloi të përmbytej, disa migrantë u zhvendosën në anijen tjetër, e cila u mbingarkua dhe filloi të mbushej me ujë.
ANSA njoftoi se ndër të parët që u transportuan në morgun e Lampedusës ishin trupat e një të sapolinduri, tre fëmijëve, dy burrave dhe dy grave.
“Dhimbje e madhe për tragjedinë e një tjetër anijeje pranë bregut të Lampedusës, ku UNHCR po asiston tani të mbijetuarit. Duket se janë gjetur 20 trupa dhe po aq mungojnë”, shkroi në rrjetet sociale, Filippo Ungaro, zëdhënës i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi konfirmoi se dy anije u fundosën, duke thënë se ngjarja ndodhi 14 milje detare nga Lampedusa. Disa media kanë raportuar se 97 persona ishin në dy anijet.
UNHCR-ja njoftoi të mërkurën se deri tani këtë vit janë regjistruar 675 viktima në mesin e migrantëve, të cilët u mbytën në tentim për të kaluar Mesdheun. Deri të mërkurën, 38.263 emigrantë kanë mbërritur në brigjet e Italisë këtë vit, sipas Ministrisë së Brendshme.
Piantedosi shkroi në rrjetet sociale se ky episod thekson “urgjencën për të parandaluar, nga vendet e nisjes, udhëtimet e rrezikshme detare”. Qeveria e krahut të djathtë e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, ka arritur marrëveshje me shtetet e Afrikës së Veriut, prej ku nisen migrantët, duke u dhënë fonde dhe duke ofruar trajnime, në këmbim të ndihmës për të ndalur nisjen e migrantëve drejt brigjeve italiane.
emigrante
Bota
14 Gusht 2025, 07:40
E. D
udhëheqësit evropianë
SHBA- Para takimit me presidentin rus, Vladimir Putinin në Alaska, presidenti amerikan, Donald Trump mori pjes&e...
Bota
14 Gusht 2025, 07:28
E. D
foto ilustruese
SHBA- Udhëheqësit evropianë u treguan të kujdesshëm pas një takimi virtual me Donald Trump të mërku...
Bota
13 Gusht 2025, 21:38
N.F
Foto
NORVEGJI- Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, ...
Bota
13 Gusht 2025, 21:20
N.F
Newsom
SHBA- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom është shprehur se Kalifornia duhet të ecë përpara me hartimin e har...
Bota
13 Gusht 2025, 21:02
N.F
Foto
ITALI- Një tjetër operacion në Itali ka sjellë goditjen e një bande kriminale dhe sekuestrimin e milona eurove. Raportohet se...
Bota
13 Gusht 2025, 16:00
N.F
Foto
IZRAEL- Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për m...
Bota
13 Gusht 2025, 13:03
E. D
foto ilustruese
MAL I ZI- Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në nj&eu...
Bota
13 Gusht 2025, 10:10
E. D
udheheqesit evropiane
BRUKSEL- Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Puti...
Bota
13 Gusht 2025, 09:10
E. D
Yoon Suk Yeol
KOREJA E JUGUT- Gruaja e ish-presidentit të burgosur të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është arrestuar pë...
Bota
13 Gusht 2025, 08:50
E. D
zjarri
DELVINË- Qytetarët e Delvinës kanë kaluar një natë tmerri nga flakët masive. Bëhet me dije se rreth 10...