13 Gusht 2025, 21:20
Nga N.F
Newsom
SHBA- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom është shprehur se Kalifornia duhet të ecë përpara me hartimin e hartave të reja të kongresit për t'i dhënë fund presidencës së Trumpit. Newsom shkroi se Kalifornia do të hartojë harta të reja të cilat i quajti më të bukura dhe se do të jenë historike pasi do ti japin fund presidencës së Trump. Ai shtoi se demokratët do të marrin Shtëpinë e Bardhë.
Njoftimi vjen mes përpjekjeve të republikanëve të Teksasit për të rivizatuar hartat e kongresit në favor të partisë së tyre. Newsom të hënën i ka dërguar një letër presidentit amerikan, Donald Trump duke i kërkuar t'i thotë guvernatorit të Teksasit Greg Abbott dhe guvernatorëve të tjerë republikanë të heqin dorë nga përpjekjet për të hartuar harta të reja të Kongresit. Demokratët e Teksasit janë larguar nga shteti në shenjë proteste ndaj hartave.
Dhoma e Përfaqësuesve e Teksasit nuk arriti përsëri kuorumin të martën ndërsa kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Teksasit, Dustin Burrows tha se Dhoma do të mblidhet përsëri të premten. Ai theksoi se nëse nuk ka kuorum deri atëherë, Abbott do ta ndërpresë seancën aktuale dhe do të thërrasë një seancë të dytë të jashtëzakonshme që do të fillojë menjëherë.
Harta e propozuar e Kongresit nga Partia Republikane e Teksasit mund t'u sigurojë republikanëve midis tre dhe pesë vende në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit të ardhshëm, vende që mund të bëjnë një ndryshim, ndërsa republikanët përpiqen të ruajnë shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Një zëdhënës i Kryetarit të Asamblesë Shtetërore të Kalifornisë, Robert Rivas, konfirmoi për ABC News se legjislatura shtetërore synon të publikojë hartat e draftit të premten.
gavin newsom trump
Bota
13 Gusht 2025, 21:02
N.F
Foto
ITALI- Një tjetër operacion në Itali ka sjellë goditjen e një bande kriminale dhe sekuestrimin e milona eurove. Raportohet se...
Bota
13 Gusht 2025, 16:00
N.F
Foto
IZRAEL- Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për m...
Bota
13 Gusht 2025, 13:03
E. D
foto ilustruese
MAL I ZI- Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në nj&eu...
Bota
13 Gusht 2025, 10:10
E. D
udheheqesit evropiane
BRUKSEL- Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Puti...
Bota
13 Gusht 2025, 09:10
E. D
Yoon Suk Yeol
KOREJA E JUGUT- Gruaja e ish-presidentit të burgosur të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është arrestuar pë...
Bota
13 Gusht 2025, 08:50
E. D
zjarri
DELVINË- Qytetarët e Delvinës kanë kaluar një natë tmerri nga flakët masive. Bëhet me dije se rreth 10...
Bota
13 Gusht 2025, 08:35
E. D
HUNGARI- Tri ditë para samitit ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit të Rusisë Vladimir Pu...
Bota
13 Gusht 2025, 08:06
E. D
foto ilustruese
SHBA- "Ndoshta do të them: 'Paç fat, vazhdo të luftosh'. Ose ndoshta do të them: 'Mund të bëjmë nj&eu...
Bota
13 Gusht 2025, 07:41
E. D
Donald Trump
SHBA- Prej disa ditësh, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë mesazhe nga udhëheqësit evropian...
Bota
13 Gusht 2025, 07:38
E. D
foto ilustruese
SERBI- Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavar&eum...