Bota

Tentoi të arratiset/ Motoristi kapet me drogë dhe mbi 24 mijë euro në Itali, në banesë zbulohen edhe 72 mijë euro të tjera

Gjithçka nisi pas kontrolleve rutinë ku policia tentoi të ndalonte motoristin i cili pasi pa sinjalizimin nga policia tentoi të largohej. Pas një ndjekje të gjatë policia arriti ta kapte dhe ta prangoste.

13 Gusht 2025, 21:02 Nga N.F
Tentoi të arratiset/ Motoristi kapet me drogë dhe mbi 24 mijë
Foto

ITALI- Një tjetër operacion në Itali ka sjellë goditjen e një bande kriminale dhe sekuestrimin e milona eurove. Raportohet se operacioni është zhvilluar mes qyteteve Albano Laziale, Ardea dhe Aprilia. Rasti u zbulua nga ndjekja e një motoristi të cilit iu gjetën sasi drogë dhe para.

Gjithçka nisi pas kontrolleve rutinë ku policia tentoi të ndalonte motoristin i cili pasi pa sinjalizimin nga policia tentoi të largohej. Pas një ndjekje të gjatë policia arriti ta kapte dhe ta prangoste. Policia nga kontrolli në motomjet gjeti 24.800 euro. Paratë ishin të fshehura në ndarjen e bagazhit të motorit.

Dyshimet për shuma më të shumta dhe drogë sollën edhe kontrolle në banesë ku më pas u zbuluan 45.7 kg hashash dhe mbi 6 kg marijuanë. Në një banesë tjetër u gjetën 72.500 euro të tjera në para të gatshme si dhe disa shënime të shkruara me dorë.

droge ne itali

Sondazh

Poll