Aktualitet

Vatra të reja në vend/ Digjen tre banesa në Berat, flakët rrezikojnë zonat e Vokoposë, Zhapokikut, Rehovit dhe Rërpanit

Flakët rrezikojnë banesat në zonat e Vokoposë, Zhapokikut, Rehovit dhe Rërpanit.

12 Gusht 2025, 18:39 Nga N.F
Vatra të reja në vend/ Digjen tre banesa në Berat, flakët
Foto ilustruese

BERAT- Vatra të reja zjarri janë aktivizuar në vend përkatësisht në Berat. Mësohet se flakët kanë rënë në fshatrat e Terpanit në Berat. Flakët rrezikojnë banesat në zonat e Vokoposë, Zhapokikut, Rehovit dhe Rërpanit. Mësohet se tre shtëpi janë përfshirë nga flakët.

Temperaturat e larta dhe era janë faktorë të cilët kanë favorizuar flakët duke vështirësuar punën e zjarrfikësve. Ministria e Mbrojtjes pasditen e sotme ka dalë me një njoftim ku bëri me dije se 30 vtra zjarri janë aktive në vend. Situata ka qenë e rënduar në Gramsh ku është regjistruar edhe një viktimë nga flakët.

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll