Aktualitet

"Ndërprerja e sinjalit të News24 është e paligjshme"/ Avokati Logu: Gjykata konfirmoi atë që kemi thënë prej fillimit!  Kompania ka kontratë qiraje deri në 2033

Avokati gjithashtu thotë se vendimi i gjykatës provon paligjshmërinë e veprimeve të shoqërisë “KAYO” sh.a., Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake.

12 Gusht 2025, 17:06 Nga E. D
"Ndërprerja e sinjalit të News24 është e
News24

TIRANË- Avokati Marash Logu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila urdhëroi kthimin e ambienteve dhe pajisjeve të sekuestruara të Panorama Group. Me anë të një postimi në Facebook, Logu thekson se Gjykata e Tiranës konfirmoi pikërisht atë që është thënë që prej fillimit të kësaj historie se nxjerrja e gazetarëve nga godina, ndërprerja e sinjalit dhe sekuestrimi i pajisjeve është i paligjshëm. Avokati gjithashtu thotë se vendimi i gjykatës provon paligjshmërinë e veprimeve të shoqërisë “KAYO” sh.a., Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake.

Reagimi i Marash Logut

Gjykata e Tiranës konfirmoi pikërisht atë që kemi thënë prej fillimit të kësaj historie; nxjerrja e gazetarëve nga godina, ndërprerja e sinjalit të transmetimit dhe sekuestrimi i pajisjeve është i paligjshëm, në kushtet që kompania mediatike ka një kontratë të vlefshme qiraje deri në vitin 2033, prona nuk ka qenë objekt shqyrtimi gjyqësor dhe nuk i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. Tani që paligjshmëria e veprimeve të shoqërisë “KAYO” sh.a., Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake u provua me vendim gjyqësor, do të ketë ndonjë reagim nga Prokuroria për ndërprerjen e paligjshme të sinjalit të medias informative më të madhe në vend prej katër ditësh?!

marash logu news24

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2025, 16:16 Esmeralda Topi

Ngecin hetimet për fondet IPARD

Foto TIRANË- Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për...