Aktualitet

"Komplet fshati u dogj", banorja nga Skënderbegasi: Me burrin u larguam mes flakëve dhe tymit! Një të moshuar nuk e kemi parë a doli apo jo

Një banore e këtij fshati ka bërë me dije se përshkak të zjarrit gjithçka është shkrumbuar dhe se nuk ka mbetur asnjë banesë.

12 Gusht 2025, 18:20 Nga N.F
"Komplet fshati u dogj", banorja nga Skënderbegasi: Me burrin u
Banorja

GRAMSH- Zjarret në vend janë favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë teksa kanë sjellë dëme edhe në banesa. Zjarret në fshatin Skënderbegas në Gramsh kanë qenë të mëdha dhe problematike duke sjellë evakuimin e banorëve. 

Një banore e këtij fshati ka bërë me dije se përshkak të zjarrit gjithçka është shkrumbuar dhe se nuk ka mbetur asnjë banesë. Ajo u shpreh se pasi zjarri dogji shtëpitë e para, ajo së bashku me bashkëshortin kanë arritur të largohen mes tymit dhe flakëve. Sipas saj fati i një të moshuari ende nuk dihet pasi nuk e kanë parë nëse ka arritur të largohet në kohë ose jo.

“Era e solli zjarrin aty. U dogjën shtëpitë e para. Kur u afruan afër shtëpive tona, i thashë burrit që të largoheshim. Dolëm mes flakëve dhe tymit. Shtëpitë kanë mbaruar, bagëtitë, lopët, viçat, gomarët. Të tërë ikën. Vetëm një të moshuar nuk e kemi parë, a doli a s’doli. Atje te ne s’ka mbetur asgjë. Në fshatin tonë s’ka mbetur asnjë shtëpi. Komplet fshati ka mbaruar. U dogj një komunë e tërë. Nuk di çfarë të them”, u shpreh banorja.

zjarrey ne gramsh

Sondazh

Poll