Aktualitet

"Nuk e shova dot zjarrin"/ 80-vjeçari humbi jetën nga flakët në Gramsh, nusja: I thërrita kur ra zjarri, më tha merr ujë që ta fikim

Siç u raportua 80-vjeçi, ndezi zjarrin në kopshtin e banesës, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua.

12 Gusht 2025, 17:46 Nga E. D
"Nuk e shova dot zjarrin"/ 80-vjeçari humbi jetën nga
nusja

GRAMSH- Një 80-vjeçari humbi jetën ditën e sotme si pasojë e flakëve në fshatin Kullollas të Gramshit. Siç u raportua 80-vjeçi, ndezi zjarrin në kopshtin e banesës, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua.

Ndërkohë nusja e djalit të tij është transportuar në spital me asfiksi të lehtë. Gjithashtu ajo ka treguar sesi ka ndodhur ngjarja. Nusja tha se ka qenë vajza e saj që e ka lajmëruar se ka rënë zjarr, e më pas nuk ka mundur të shohë asgjë. Po ashtu ajo thekson se ishte ajo që njoftoi policinë dhe zjarrfikësen.

“Nuk e shova dot zjarrin. Po hiqja plehrat, vjen goca dhe më tha ra zjarr, vajta mora ujë dhe nuk e shova dot. I thërrita vjehrrit, ai më tha merr një markush me ujë që ta fikim. Pastaj ai nuk mu përgjigj, dhe kur e gjeta, ç’të shihja”, shprehet ajo me lot në sy.

zjarri ne gramsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2025, 16:16 Esmeralda Topi

Ngecin hetimet për fondet IPARD

Foto TIRANË- Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për...