Aktualitet

Situata bëhet edhe më alarmante në Gramsh, dyshohet për një viktimë të dytë nga zjarret masive

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi për mediat nga Gramshi se numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë mund të jetë dy, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë gjë.

12 Gusht 2025, 18:19 Nga DOSJA
Situata bëhet edhe më alarmante në Gramsh, dyshohet për
foo ilustruese

GRAMSH- Vatra zjarri masive kanë përfshirë Njësinë Administrative Skënderbegas, ku dyshohet se është shënuar edhe një tjetër viktimë. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi për mediat nga Gramshi se numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë mund të jetë dy, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë gjë.

Brataj deklaroi se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret. Situata me zjarret po vijon të bëhet edhe më alarmante, pasi flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë. 

situata ne gramsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2025, 16:16 Esmeralda Topi

Ngecin hetimet për fondet IPARD

Foto TIRANË- Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për...