Aktualitet

VIDEO/ Situata e rënduar nga zjarri në Gramsh, helikopterët e ushtrisë nisin ndërhyrjen nga ajri

Flakët u përhapën me shpejtësi në disa fshatra të Gramshit ku bëhet me dije se janë djegu dy prej tyre. 

12 Gusht 2025, 14:26 Nga r.ll
VIDEO/ Situata e rënduar nga zjarri në Gramsh, helikopterët e
pamje nga gramshi

GRAMSH- Dy helikopterë të ushtrisë kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarreve ne Gramsh. Situata paraqitet e rënduar tashmë prej disa orësh. 

Ndërkohë bëhet me dije se zjarri ka nisur nga djegia e disa mbeturinave në kopshtin e një 80-vjeçari, i cili humbi jetën nga asfiksia. Flakët u përhapën me shpejtësi në disa fshatra të Gramshit ku bëhet me dije se janë djegu dy prej tyre. 

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për evakuimin e tre fshatrave: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.  Raportohet gjithashtu se një grua ka mbetur e bllokuar në fermë në Bulçar të Gramshit bashkë me fëmijët e saj dhe ka kërkuar ndihmë nga autoritetet. Flakët kanë djegur gjithashtu teqenë e Shëmbërdhenjit, ndërsa dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda, por ende nuk është konfirmuar.

zjarri ne gramsh

Sondazh

Poll