Aktualitet

Shënohet viktima e parë nga zjarret/ 80-vjeçari në Gramsh humbi jetën nga asfiksia, flakët e djegies së mbeturinave në kopshtin e tij u përhapën në disa fshatra

Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

12 Gusht 2025, 14:00 Nga r.ll
Shënohet viktima e parë nga zjarret/ 80-vjeçari në Gramsh
foto ilustruese

GRAMSH- Viktima e parëështë shënuar sot nga zjarret në vend. Sipas informacioneve policore një 80-vjeçar, rreth orës 11:00, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas. Më pas ky zjarr ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht në disa fshatra të rrethit të Gramshit. 

Si pasojë i moshuari ka humbur jetën nga asfiksia. Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po heton për të zbardhur dhe dokumentuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e tjera të rastit.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll