Politike

Prezantohet tek politika shqiptare, ambasadorja amerikane Yuri Kim: Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin, këto janë 3 prio

30 Janar 2020, 19:43 Nga DOSJA
Prezantohet tek politika shqiptare, ambasadorja amerikane Yuri Kim:

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u prezantua sot para klasës politike shqiptare, të cilëve u ka kërkuar ç’rrënjosjen e korrupsionit. Gjatë një takimi me ta, diplomatja amerikane kërkoi kompromis nga politika për ta çuar Shqipërinë drejt integrimit evropian.

“Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin, të ndjekë penalisht krimin e organizuar, dhe të realizojë vendosmërisht sundimin e ligjit. Miratimi i reformës në drejtësi ishte një gur kilometrik madhor, por shumë do të varet nga zbatimi i plotë dhe i duhur”, tha Kim.

Më tej, ambasadorja kërkoi kompromise dhe sakrifica të krenarirë në emër të së ardhmes së vendit. Si shembull ajo solli edhe partitë e opozitës jashtë Kuvendit, që sipas saj që gjetën një mënyrë për të ecur përpara me reformën zgjedhore.

“Shqipëria ka mundësinë të bëjë transformime mahnitëse në vitin 2020. Iu bëj thirrje drejtuesve shqiptarë – pavarësisht nëse jeni në shumicë apo opozitë, në parlament apo jo – që të demonstroni udhëheqësi të vërtetë duke marrë vendimet e vështira për ta çuar vendin përpara në rrugën e tij evropiane. Kjo do të kërkojë kompromis, por një sakrificë e përkohshme e krenarisë personale patjetër që ia vlen në emër të së ardhmes së vendit. Shpresoj të ketë edhe shumë shembuj të tjerë të këtij lloj bashkëpunimi përgjatë gjithë vitit”, deklaroi Kim.

Në fund të fjalës së saj, ambasadorja prezantoi edhe tre prioritetet e saj, një prej të cilave është zhvillimi i fushës së biznesit në vend. 

Prioriteti im i parë është ta ndihmoj  Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë  sigurie. Shqipëria po punon për të qenë edhe një udhëheqëse në Ballkan  për luftën kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm. Nga  shoqëria civile te bashkësitë fetare, nga organet vendore e  ndërkombëtare të zbatimit të ligjit deri te shkollat e arsimtarët, jemi  bashkë për ta ndihmuar Shqipërinë që të zhdukë si kërcënimet vendase, ashtu edhe ato ndërkombëtare. Së dyti, ne do të vazhdojmë të  mbështesim fort zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Forcimi i  institucioneve dhe praktikave demokratike do të forcojë kandidaturën e  Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Ne duam ta shohim Shqipërinë të  luajë një rol më të fortë në familjen evropiane të demokracive. Së treti, duam të rrisim mundësitë e  biznesit si për kompanitë amerikane ashtu edhe ato shqiptare. Ka shumë  potenciale të pashfrytëzuara në Shqipëri, për prodhuar, konsumuar dhe  për të qenë novatorë.”

Postimi i plotë:

Tre ditë më parë Yuri Kim shkoi në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku edhe dorëzoi letrat kredenciale për emërimin e saj nga senati amerikan. Më pas ajo shkoi në zyrën e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili e priti me trëndafila të kuq. Po ashtu Kim zhvilloi takime me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ndërsa ditën e djeshme Yuri Kim takoi edhe kryeprokurorin Olsian Çela.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim në tirane yuri kim takon politiken shqiptare yuri kim yuri kim në tirane yuri kim takon politiken shqiptare

Sondazh

Poll