Politike

Meta jep mesazhin për shqiptarët: Duan standarte të mira jetese, dialog të mirëfilltë dhe jo përjashtime

30 Janar 2020, 18:52 Nga DOSJA
Meta jep mesazhin për shqiptarët: Duan standarte të mira jetese,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë një apel në lidhje me mënyrën se si duhet të jetojnë shqiptarët. Në një status në rrjetet sociale, Meta shkruan se shqiptarët kanë nevojë për një dialog të vërtet dhe jo për mashtrime e manipulime.

Sipas Presidentit, shqiptarët duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimarrjen dhe destinacionin europian të vendit.

“Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime, me gjithsecilin prej tyre.
Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimarrjen dhe destinacionin europian të vendit.
Shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirësë dhe më shpresëdhënëse.
Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar! “- shkruan Presidenti Meta në llogarinë e ti në Facebook.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta apel per shqiptaret ilir meta meta apel per shqiptaret

Sondazh

Poll