Aktualitet

Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Bëhet me dije se pas konfirmimit të dy viktimave babë e bir në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve. 

10 Gusht 2025, 15:28 Nga E. D
Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave
foto ilustruese

GJILAN- Rasti i rëndë i të shtënave me armë zjarri që ndodhi pak më herët në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ka marrë përmasa edhe më tragjike. Bëhet me dije se pas konfirmimit të dy viktimave babë e bir në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve. 

Ndërkohë autori është shapllur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.  Gjithashtu autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.

vrasja ne gjilan

Sondazh

Poll