Aktualitet

DETAJE nga vrasja në Gjilan/ Viktimat janë babë e bir, shkaku i vrasjes dyshohen fajdet

Bëhet me dije se dy viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është identifikuar si Mefail Shkodra. Sipas mediave të Kosovës konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.

10 Gusht 2025, 15:22 Nga E. D
DETAJE nga vrasja në Gjilan/ Viktimat janë babë e bir, shkaku i
foto ilustruese

GJILAN- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e dyfishtë në Gjilan. Bëhet me dije se dy viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është identifikuar si Mefail Shkodra. Sipas mediave të Kosovës konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.

“Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr.”Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.

vrasja ne gjilan mefail shkodra

Sondazh

Poll