Aktualitet

Vijojnë zjarret në bashkinë Finiq/ Flakët iu afrohen fshatrave Velahovë, Krongj dhe Dhrovjane, banorët nisin të evakuohen

Raportohet gjithashtu se një helikopter raportohet se ka punuar deri në orët e vona të mbrëmjes duke hedhur ujë nga ajri.

9 Gusht 2025, 22:56 Nga r.ll
Vijojnë zjarret në bashkinë Finiq/ Flakët iu afrohen
zjarri

FINIQ- Zjarri vijon të jetë aktiv në disa zona të bashkisë Finiq. Konkretisht flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrethuar fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjane.

Sipas raportimeve, autoritetet po punojnë me forca shtesë për të ndaluar përhapjen deri te banesat. Ndërkohë bëhet me dije se disa nga banorët në këto zona kanë nisur të evakuohen vullnetarisht për të shmangur rrezikun.

Raportohet gjithashtu se një helikopter raportohet se ka punuar deri në orët e vona të mbrëmjes duke hedhur ujë nga ajri.

zjarr ne finiq

Sondazh

Poll