Aktualitet

Aksident në Shkodër, një automjet përplas një punonjës policie në vizat e bardha

60-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

9 Gusht 2025, 22:10 Nga r.ll
Aksident në Shkodër, një automjet përplas një
foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas informacioneve policore, rreth orës 21:00, shtetasi me iniciale B.N ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe si pasojë ka përplasur një 60-vjeçar në vizat e bardha.

Bëhet me dije se i plagosuri ishte punonjës policie dhe po kalonte rrugën për të shkuar për të marrë shërbimin. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen ‘Partizani’, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.

Punonjësi i Policisë  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne shkode

Sondazh

Poll