Politike

Rama: Rilindja Urbane 2.0 do të vazhdojë për 4 vjet, procesi do të jetë konstant

Ndërkohë lidhur me ndikimet që kjo sjell te turizmi, ai tha se çështja e turistëve lidhet me dy- tre gjera të tjera për të cilat tha se do të flitet në shtator.

10 Gusht 2025, 10:04 Nga r.ll
Rama: Rilindja Urbane 2.0 do të vazhdojë për 4 vjet, procesi do
edi rama

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se "Rilindja Urbane 2.0" do të vazhdojë për 4 vjet dhe në mënyrë konstante. Rama tha se prishja e ndërtimeve pa leje apo lirimi i hapësirave publike nuk është as aksion dhe as sulm veror. 

Ndërkohë lidhur me ndikimet që kjo sjell te turizmi, ai tha se çështja e turistëve lidhet me dy- tre gjera të tjera për të cilat tha se do të flitet në shtator.

"Rilindja Urbane 2.0 është program që do të vazhdojë për 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është aksion apo sulm veror. Dhe ata që thonë se pse nuk e lije dot për në dimër, jo nuk e linim dot në dimër. Jo se kishim turistë nëpër këmbë, çështja e turistëve lidhet me dy apo tre gjera të tjera për të cilat do të llafosemi në shtator", tha Rama.

edi rama rilindja urban 2.0

Sondazh

Poll