Ekonomi

Mjeku Kalo qetëson shqiptarët: Kemi laboratorë dhe teste që kapin koronavirusin, rreziku vëtëm nga zonat e prekura

30 Janar 2020, 07:55 Nga DOSJA
Mjeku Kalo qetëson shqiptarët: Kemi laboratorë dhe teste që

TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ka folur mbrëmjen e djeshme për virusin vdekjeprurës që është përhapur në të gjithë botën. Sipas Kalos, shprehet se ka laboratorë të mirëpërcaktuar dhe teste që përcaktojnë praninë e koronavirusit.

Mjeku ka qenë i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora, tha se ky virus ka shkaktuar dy “epidemi” të mëdha më parë, SARS dhe MERS. Rreziku i vetëm, thekson mjeku është vetëm nëse kemi persona që vijnë nga zonat që janë prekur nga koronavirusi.

Ka laboratorë të mirëpërcaktuar ose laboratorë të referencës në ISHP, që e përcaktojnë mirë me testet që ka, PCR dhe testet e gjakut, përcakton praninë ose jo të këtij virusi në organizmin tonë. E njohim edhe virusin e ri pasi janë testet. Janë testet që kanë ardhur nga diagnostifikimi.

Është një virus i ri i një familjeje të vjetër, që njihet qysh nga vitin 1960, qarkullon si grip ose si infeksione më shumë te kafshët se sa te njerëzit. Ka dhënë dy “epidemi”, SARS, ku ka pasur edhe raste kufitare me Shqipërinë, por që asnjë prej tyre nuk ka pasur vdekje. Po ashtu edhe për MERS-in.

Problemi është se ne kemi  2000-3000 shqiptarë në vit  që shkojnë për pelegrinazh ne Lindjen e Mesme. Por deri më sot nuk ka ardhur askush i infektuar nga MERS-i. Ato marrin masat që duhet, por kjo tregon se nuk ka ardhur asnjë rast klinikisht nga kjo kategori, nga kjo familje virusi në Shqipëri. Rreziku është vetëm nëse do të vijnë të sëmurë nga zona e prekur”, u shpreh Kalo.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale koronavirusi mjeku kalo rreziku nga koronavirusi tritan kalo koronavirusi mjeku kalo rreziku nga koronavirusi tritan kalo

Sondazh

Poll