Politike

“Qeveria tallet me fatkeqësinë e banorëve”/ Basha me familjet në Durrës: 150 milionë të oligarkëve jepua njerëzve t

30 Janar 2020, 16:55 Nga DOSJA
“Qeveria tallet me fatkeqësinë e banorëve”/ Basha me

DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi sot banorët e prekur nga  tërmeti në Durrës. Basha shkruan në Facebook se dy muaj pas tërmetit, situata në Durrës është katastrofike. Sipas Bashës, qeveria tallet me fatkeqësinë e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti, pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë.

Dy muaj më pas, situata në Durrës është katastrofike. Premtime të pambajtura dhe propagandë përballë qytetarëve që nuk kanë asnjë zgjidhje për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Është në turpin e kësaj qeverie që të tallet dhe luajë me fatkqesinë e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti”, shkruan Basha.

Qytetari: Asnjë lloj lehtësie, bile më kanë sjellë një 50 mijë lekëshe tatim mbi fitimin e qirasë, ndërkohë unë kam dy muaj që nuk punoj.

Lulzim Basha: Burimi i kësaj nuk është injoranca, është më e ligë, është korrupsioni. Ke 150 milionë dollarë të oligarkëve, hiqua dhe jepua njerëzve. Nuk ka vullnet. Këto  para, sa janë të oligarkëve, janë edhe të pushtetarëve të lidhur me ta.

Ditën e sotme Lulzim Basha zhvilloi një takim me banorët e Durrësit, të cilët u prekën nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Basha tha se qeveria po tallet me banorët,pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë. Ai u shpreh se qeveria duhet t’ju japë 150 milionë dollarë të oligarkëve njerëzve të prekur.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banoret e prekur nga termeti ne durres basha ne durres lulzim basha banoret e prekur nga termeti ne durres basha ne durres lulzim basha

Sondazh

Poll