Ekonomi

Tiranë/ Prezantohen ndryshimet për “Maturën Shtetërore 2020” në gjimnazin ‘Ismail Qemali’

29 Janar 2020, 19:19 Nga DOSJA
Tiranë/ Prezantohen ndryshimet për “Maturën Shtetërore

TIRANË- Në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë është organizuar sot takimi me maturantët e këtij viti për prezantimin e risive dhe ndryshimeve të Maturës Shtetërore. E pranishme në këtë aktivitet ka qenë Zëvendësministrja për Arsimin Parauniversitar, Znj. Nina Guga dhe Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) znj. Rezana Vrapi.

Ndryshimet thelbësore në rregulloren e “Maturës Shtetërore 2020” kanë qenë fokusi kryesor i këtij prezantimi. Disa prej tyre janë vlerësimi elektronik i provimeve, rritja e cilësisë së administrimit të provimeve, shtimi i masave disiplinore etj.

Njëkohësisht, nxënësit dhe mësuesit u njohën me dy botimet e fundit të QSHA-së: “Matura Shtetërore Gjuha Shqipe dhe Letërsia” dhe “Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje (për gjimnazin)”, të cilat do t’i orientojnë nxënësit dhe do t’i ndihmojnë ata për t’u përgatitur më mirë.

Marrë nga Top Channel 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale gjimnazi ismail qemali ndryshimet për “maturën shtetërore 2020” tirane gjimnazi ismail qemali ndryshimet për “maturën shtetërore 2020” tirane

Sondazh

Poll

Ekonomi 28 Janar 2020, 15:17

TIRANË- Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit ne tre muajt e fundit. Në Bashkim Europian si...