Aktualitet

Dyshohet se është pickuar nga bletët, gjendet i pajetë pranë banesës 47-vjeçari në Shkodër

Bëhet me dije se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

8 Gusht 2025, 13:26 Nga M.B
Dyshohet se është pickuar nga bletët, gjendet i pajetë
Foto ilustruese

SHKODRA- 47-vjeçari me inicialet Z. V., është gjetur i pajetë në fshatin Nënmavriq nga familjarët, në afërsi te banesës së tij. Bëhet me dije se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas informacioneve, paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.

Ndërkohë, grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkodra

Sondazh

Poll