Aktualitet

EMRI/ Dyshohet se shpërndante kokainë me makinë, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari në Durrës

Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte ai, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

8 Gusht 2025, 10:29 Nga M.B
EMRI/ Dyshohet se shpërndante kokainë me makinë, arrestohet
Foto ilustruese

DURRËS- 43-vjeçari Jorgent Dhima u arrestua në Durrës pasi u kap në flagrancë brenda makinës së tij me disa doza kokaine. Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte ai, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje. Gjithashtu bëhet me dije se në total u sekuestrua 250 gramë kokainë, që do të shitej përmes dozave në lagje të ndryshme të Durrësit, si dhe në zonën e plazhit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e shpërndarjes së kokainës

Operacioni i koduar “Il Punto”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës. Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, si dhe në zonën e plazhit; vihet në pranga 43-vjeçari. Sekuestrohen 250 gramë kokainë, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 aparate celularë dhe automjeti që përdorte 43-vjeçari për të shpërndarë lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante kokainë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Il Punto”.

Operacioni u zhvillua në lagjen nr. 18, Durrës, ku si rezultat u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi J. Dh., 43 vjeç, banues në lagjen 7, Durrës. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një sasi tjetër lënde narkotike të dyshuar kokainë, e futur në disa qese, si dhe një peshore elektronike, me peshë totale 250 gramë, që shërbente për peshimin e lëndës narkotike në doza. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

durres

Sondazh

Poll