8 Gusht 2025, 12:12
Nga Bardha Nergjoni
Foto ilustruese
ELBASAN- Administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, duket se hoqi dorë njëherë e mirë nga vënia në punë e inceneratorit, ndërsa e konsideroi situatën emergjente gjatë një interpelance me Këshillin Bashkiak të qytetit më 29 korrik.
“Duhet ndërtuar një landfill i ri. Sasia e mbetjeve ka arritur të shembë disa skarpata anësore të landfillit,” tha Kaja, ndërsa akuzoi këshilltarët bashkiakë se nuk i ishin bërë krah për të gjetur një zgjidhje.
Sipas Kajës, në landfill hyjnë çdo ditë mbi 150 ton mbetje dhe është e pamundur sistemimi i kësaj sasie. “Do të ketë përsëri rrezik,” paralajmëroi ai.
E thirrur për shkak të zjarrit që shpërtheu në fillim të korrikut, interpelanca me Kajën nxorri një tjetër herë në pah krizën e thellë të trajtimit të mbetjeve për shkak të dështimit të projektit qeveritar me inceneratorët. Inceneratori i Elbasanit është më i vogli mes tre impianteve të kontraktuara përmes skemës së partneritetit publik privat nga qeveria shqiptare dhe i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro. Ndonëse u mburr nga qeveria për teknologjinë dhe zgjidhjen që do të ofronte në përpunimin e mbetjeve, impianti u ndez me hope dhe gjendet prej vitesh me defekt.
Prej vitit 2021, zona e trajtimit të mbetjeve në Elbasan menaxhohet nga kompania publike Eco Elb, e cila e mori atë në administrim përmes një kontrate qiraje nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Por kompania publike nuk mundi të vendosë në punë inceneratorin, ndërsa mali i plehrave në venddepozitimin pranë tij sa vjen e rritet.
Kriza e re në trajtimin e mbetjeve urbane është një efekt anësor i kontratave korruptive të inceneratorëve, që u kushtuan taksapaguesve mbi 150 milionë euro për impiante me probleme ose që nuk u ndërtuan asnjëherë. Në këto kushte, Bashkia e Elbasanit po kërkon sërish ndihmën e qeverisë për të ndërtuar një landfill të ri ose për të zgjeruar venddepozitimin ekzistues.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja deklaroi në të njëjtën mbledhje të Këshillit Bashkiak se strategjia e qeverisë i detyronte ata që t’i dërgonin mbetjet në landfill, ndërsa shtoi se vetë bashkia nuk i kishte kapacitet financiare për të ndërtuar një të ri.
“E kemi të pamundur të bëjmë një landfill të ri me buxhetin dhe i kemi shtrirë dorën qeverisë shqiptare që të bëjmë landfillin e ri. Jemi të gjithë të gatshëm të shohim vende të tjera për të landfillin e ri,” deklaroi Llatja.
Këshilltarët bashkiakë të të dyja kampeve shohin gjithashtu si të vetmen zgjidhje investimet e reja për t’i dhënë fund emergjencës mjedisore me plehrat. Nënkryetari Zamir Muzhaqi që përfaqëson të djathtën deklaroi se kjo ishte një çështje imediate për qytetarët e Elbasanit që kërkon zgjidhje.
“Si mund të mos ju alarmojnë 250 mijë tonë mbetje, kur kapaciteti i landfillit është për 25 mijë ton?” tha ai.
Me një gjuhë më të rrumbullakosur, këshilltari socialist Bukurosh Stafa tha se Bashkia e Elbasanit nuk ka pasur dorë në çështjen e inceneratorëve.
“Ne si këshill nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër përveç një vendgrumbullimi të ri. Propozojmë që pas një muaji, bashkia të na sjellë propozim konkret për një landfill të ri,” tha ai./ BIRN
elbasan
Aktualitet
8 Gusht 2025, 11:57
M.B
Muriqan
MURIQAN- Fluks i madh hyrjesh raportohet këtë të enjte nga pika kufitare e Muriqanit. Bëhet me dije se fluksi ka shkaktuar...
Aktualitet
8 Gusht 2025, 11:41
M.B
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një aksident është regjistruar sot në vendin e quajtur "Pushimi i Shoferit" në Lushnje. Sipas i...
Aktualitet
8 Gusht 2025, 11:25
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- 28-vjeçari Aleksandër Matoja banues në Shkodër është arrestuar në Alliar pasi&nb...
Aktualitet
8 Gusht 2025, 10:51
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FINIQ- Një vatër zjarri vijon të përfshijë zonat malore në bashkinë Finiq prej ditës...
Aktualitet
8 Gusht 2025, 10:29
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- 43-vjeçari Jorgent Dhima u arrestua në Durrës pasi u kap në flagrancë brenda makinës s&eu...
Aktualitet
8 Gusht 2025, 10:21
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një i mitur 15-vjeçar është larguar nga banesa në qytetin e Durrësit. Policia bën me...
Aktualitet
8 Gusht 2025, 10:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga t&e...
Aktualitet
8 Gusht 2025, 09:58
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë në Vlorë nga ku më...
Aktualitet
8 Gusht 2025, 09:32
M.B
Arrestimi
MALLAKASTRA- 58-vjeçari Kastriot Xhemalaj është ndaluar nga Policia në Mallakastër për veprën...
Aktualitet
8 Gusht 2025, 09:01
M.B
Foto ilustruese
KAVAJA- 47-vjeçari Gentian Blloshmi është arrestuar në Kavajë si i dyshuar për vën...