Aktualitet

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen disa masa sigurie, të dyshuarit "lihen në baltë" nga Sky Ecc

Konkretisht ky operacion mësohet se është shtrirë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

8 Gusht 2025, 12:28 Nga M.B
SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen disa masa
Foto ilustruese

SHQIPËRI-  Prokuroria e Posaçme raportohet se po zhvillon një operacion antidrogë në disa qytete të vendit. Konkretisht ky operacion mësohet se është shtrirë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Sipas informacioneve paraprake, lidhur me këtë operacion janë lëshuar edhe 15 masa sigurie ndaj anëtarëve dhe organizatorëve të një grupi.

Bëhet me dije se operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dhe dyshohet se kryenin komunikimet për trafik ndërkombëtar.

Gjithashtu raportohet personat ndaj të cilëve janë lëshuar masa sigurie rezultojnë me rekorde të mëparshme penale, ndërsa disa prej tyre janë njoftuar në burgje ose paraburgime, ku ndodhen për çështje të tjera. Operacioni është në vijim, ndërsa priten zhvillime të tjera dhe një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.

spak

Sondazh

Poll