Aktualitet

EMRI/ Dyshohet se do t’u shiste armë zjarri personave që kryejnë krime, arrestohet në Allias 28-vjeçari nga Shkodra

Në njoftimin e policisë thuhet se 28-vjeçari ishte person me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

8 Gusht 2025, 11:25 Nga M.B
EMRI/ Dyshohet se do t’u shiste armë zjarri personave që
Foto nga operacioni

TIRANA- 28-vjeçari Aleksandër Matoja banues në Shkodër është arrestuar në Alliar pasi dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, personave që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës. Në njoftimin e policisë thuhet se 28-vjeçari ishte person me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Mësohet se nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta. Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës. I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

tirana

Sondazh

Poll