Aktualitet

ATM-të me komisione të larta, shqetësim në Ksamil! Pronari i hotelit: Ja fatura e një turisti holandez

Pronari i hotelit thotë se kjo situatë është kthyer në një përditshmëri shqetësuese për bizneset vendase, të cilat po përballen me pakënaqësi të vazhdueshme nga turistët.

8 Gusht 2025, 07:42 Nga M.B
ATM-të me komisione të larta, shqetësim në Ksamil! Pronari i
Foto ilustruese

KSAMIL- Vijon shqetësimi nga vizitorët në zonën e Ksamilit lidhur me komisionet e larta që mbahen nga ATM-të atje. Konkretisht një hotelier në Ksamil ka reaguar për JOQ pas rastit të qytetarit gjerman, i cili denoncoi komisionet e larta të ATM-ve në zonë.

Pronari i hotelit thotë se kjo situatë është kthyer në një përditshmëri shqetësuese për bizneset vendase, të cilat po përballen me pakënaqësi të vazhdueshme nga turistët.

Ai ndan një faturë të datës 20 korrik 2025, e lëshuar nga FI Bank, që tregon një tërheqje prej 500 mijë lekësh të vjetra nga një turist holandez, për të cilën janë mbajtur plot 94 euro për konvertim dhe 800 lekë të tjera si komision shtesë.

DENONCIMI:

"Përshëndetje JOQ, pashë rastin e atij gjermanit në Ksamil. Unë kam një hotel në Ksamil dhe çdo ditë përballem me raste të tilla. Dhe po na dëmtojnë shumë turizmin këto ATM, për shkak të komisioneve të frikshme që mbajnë. Kjo është një faturë e FI Bank, e një prej klientëve të mi, datë 20 korrik sivjet.

Për një tërheqje prej 500 mijë lekësh të vjetra, i kanë mbajtur 94 € konvertim + 800 lekë komision. Ky klient ka ikur nga hoteli tashmë ka dy javë, por nga ankesa që bëri për bankomatet, i bëra një foto faturës që ta kisha, sepse i kemi raste të përditshme. Klienti ishte holandez. Duke parë postimin, mora shkas që t’ju shkruaja."

ATM-të me komisione të larta, shqetësim në Ksamil! Pronari i

kasamil atm

Sondazh

Poll