Aktualitet

EMRI/ I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat, por "shkrumboi" edhe pemët frutore, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë

Në njoftim thuhet se shërbimet e Komisariatit, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme në territorin e fshatit Kryeluzaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendinngjarje.

8 Gusht 2025, 09:01 Nga M.B
EMRI/ I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat, por
Foto ilustruese

KAVAJA- 47-vjeçari Gentian Blloshmi është arrestuar në Kavajë si i dyshuar për vënien e zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj. Në njoftim thuhet se shërbimet e Komisariatit, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme në territorin e fshatit Kryeluzaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendinngjarje. Ndërkohë falë veprimeve të shpejta hetimore u lokalizua dhe arrestua i dyshuari Gentian Blloshmi, 47-vjeç.

"Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës", njofton policia.

kavaja

Sondazh

Poll