Politike

Rasti "Meta", avokati: Brenda muajit tetor do të kemi një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese

Cakrani tha se beteja jonë do vazhdojë edhe për masën tjetër e cila është rrëzuar në 26 qershor.

8 Gusht 2025, 11:12 Nga M.B
Rasti "Meta", avokati: Brenda muajit tetor do të kemi një
Kujtim Cakrani

TIRANA- Avokati i kreu të PL-së, Ilir Meta, Kujtim Cakrani tha sot për mediat para GJKKO-së se për rastin e ish-presidentit do të ketë një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese brenda muajit tetor. Cakrani tha se beteja jonë do vazhdojë edhe për masën tjetër e cila është rrëzuar në 26 qershor. Sipas tij, të gjithë dokumentacionin e tyre e kanë gati për Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut. 

"Pa dyshim që Gjykata do marri kohën e saj brenda 3 muajve, duhet të shprehet. Që i bie brenda muajit tetor do kemi një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese. Beteja jonë do vazhdojë edhe për masën tjetër e cila është rrëzuar në 26 qershor. Të gjithë dokumentacionin tonë për Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut. Rasti Gëllçi rasti më flagrant i shpërdorimit të ligjit, është shuplakë që Gjykata e të drejtave të njeriut i ka dhënë Gjykatës këtu. Ilir Meta do të lirohet, nuk ka arsye që të vazhdojë në paraburgim. Beteja do të vazhdojë”, tha avokati.

Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

ilir meta

Sondazh

Poll