Politike

Lirimi i hapësirave publike në Shkodër/ Rama publikon pamjet: Rilindja Urbane 2.0, një program i ri qeveri–bashki–sipërmarrje–komunitet

Rama thotë se operacioni është në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE.

8 Gusht 2025, 08:14 Nga M.B
Lirimi i hapësirave publike në Shkodër/ Rama publikon
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni i zhvilluar në Shkodër për lirimin e hapësirave publike. Rama thotë se operacioni është në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE.  Ai shkruan se Rilindja Urbane 2.0 është një program i ri qeveri–bashki–sipërmarrje–komunitet.

POSTIMI: 

MIRËMËNGJES dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë.

Rama dhe hapësirat publike

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike. 

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë. 

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara. 

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

edi rama

Sondazh

Poll