Politike

Kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, mbahet sot në GJKKO seanca për Metën

Në kërkesë argumentohet se SPAK ka përfunduar tashmë hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë procedurale.

8 Gusht 2025, 07:54 Nga M.B
Kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, mbahet
Ilir Meta

TIRANA- Ditën e sotme në ora 10:00 pritet të mbahet seanca në GJKKO për Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta  i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Pak ditë më parë mbrojtja e Presidentit të Partisë së Lirisë ka dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit. Në kërkesë argumentohet se SPAK ka përfunduar tashmë hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë procedurale.

Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

ilir meta

Sondazh

Poll