Sport

Një “italian” nga Leçe bashkohet me Vorën: “Mirë se vjen Dario Daka!”...

Daka është nën kontratë me klubin e Leçes në Serinë A. Ai u huazua për disa muaj te klubi i Trapanit në edicionin e kaluar, ndërsa këtë radhë, është transferuar në radhët e Vorës.

8 Gusht 2025, 10:30 Nga DOSJA

Një “italian” nga Leçe bashkohet me Vorën:

VORE - Një tjetër lëvizje të bujshme në merkato ka bërë klubi i Vorës, duke afruar një lojtar të talentuar dhe me shumë potencial për repartin e avancuar. Dario Daka, aktualisht pjesë e U-21 të Shqipërisë, është transferuar në radhët e skuadrës që do të jetë debutuese në Superiores në këtë edicion.

Daka është nën kontratë me klubin e Leçes në Serinë A, me të cilin ka luajtur në radhët e skuadrave të të rinjve, ndërsa ka qenë disa herë në pankinë në ndeshjet në elitë. Ai u huazua për disa muaj te klubi i Trapanit në edicionin e kaluar, ndërsa këtë radhë, është transferuar në radhët e Vorës.

Njoftimi i Vorës

“Mirë se vjen Dario Daka!

Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në skuadër, Dario Daka, një lojtar premtues me perspektivë të madhe për të ardhmen!

Dario është produkt i akademisë së njohur italiane Leçe, ku ka marrë formimin e parë si futbollist, duke u rritur mes disiplinës, teknikës dhe garës në nivelet më të larta të moshave. Sezonin e fundit ai ishte pjesë e ekipit Fc Trapani, ku ka fituar më shumë përvojë në futbollin e të rriturve dhe ka vazhduar rritjen e tij si lojtar.

Aktualisht, Dario është pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ku ka arritur të gjejë rrjetën një herë, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Shqipërisë U-19, ku ka realizuar 2 gola, duke treguar vazhdimisht potencial dhe vendosmëri.

Me profilin e tij si lojtar që kombinon qetësinë me vizionin Daka do të jetë një element i rëndësishëm në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe ambicioze për sezonin që vjen.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Darios dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”.

Një “italian” nga Leçe bashkohet me Vorën:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll