Sport

Egnatia heroike në Ljubjanë! Arrin një barazim të vuajtur, por në merituar ndaj Olimpijas...

Një barazim 0-0 që mban gjallë shpresat për një kualifikimin të mundshëm në fazën e “play off”-it të Conference League, në ndeshjen e kthimit në “Egnatia Arena”.

7 Gusht 2025, 22:35 Nga DOSJA

Egnatia heroike në Ljubjanë! Arrin një barazim të vuajtur,

SLLOVENI - Egnatia barazuan 0-0 në Ljubjanë ndaj Olimpias, në ndeshjen e parë të turit të tretë, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikimin të mundshëm në fazën e “play off”-it të Conference League, në ndeshjen e kthimit në “Egnatia Arena”.

Kampionët e Shqipërisë bënë një paraqitje dinjitoze në stadiumin “Stozice” përballë vendasve, që konsideroheshin favoritë në startin e takimit.

Skuadra e Tetovës ka krijuar shanset e saj për shënim, por ka qenë edhe me fat në minutën e 68-të të takimit, pasi Olimpija ka humbur një penallti tepër të dyshimtë.

Në minutat e fundit të takimit Fangaj është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë rrogozhinasit me një lojtar më pak.

Në shtesë u dha edhe një tjetër penallti për vendasit, këtë herë për një faull të Haime, i cili ndëshkohet me të verdhë. Por më pas ai sinjalizohet nga salla e VAR që faulli është jashtë zonës, duke anuluar vendimin e tij për 11-metërsh.

Pas 7 minutash shtesë, mbyllet takimi 0-0. Një barazim i vuajtur, por plotësisht i merituar për kampionët e Egnatias. Kësisoj, gjithçka është e hapur dhe kualifikimi do të vendoset pas një javë në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll