Sport

Dinamo humb minimalisht ndaj Hajdukut në Split, tani ka edhe 90 minuta për të korrigjuar gabimet në “Elbasan Arena”...

Dinamo humbet 2-1 në Split të Kroacisë, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

7 Gusht 2025, 23:27 Nga DOSJA

Dinamo humb minimalisht ndaj Hajdukut në Split, tani ka edhe 90 minuta

KROACI – Dinamo City nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme përballë Hajdukut në Split. Këta të fundit kanë mposhtur blutë me rezultatin 2-1 me përmbysje, teksa skuadra e Ilir Dajës ka bërë një ndeshje me dy fytyra.

Dinamovitët kaluan të parët në avantazh, falë golit të mrekullueshëm të Dejvi Bregut në minutën e 37-të, pas një gjuajtjeje të befasishme nga larg. Blutë e mbyllën në avantazh pjesën e parë ndaj Hajdukut me rezultatin 1-0.

Në fillimin e pjesës të dytë, kroatët shënuan me Durdov në minutën e 49-të. Në minutën e 53-të gjyqtari akordoi një penallti, por pas rishikimit në VAR, e anulloi atë.

E ndërsa Dinamo shpëtoi nga penalltia, ishte po Bruno Dita që disa çaste më vonë bëri një gabim fatal brenda zonës. Aty Sanyang nuk fal dhe shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores 2-1 për Hajdukun.

Pas një jave, në “Elbasan Arena”, Dinamo City do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të turit të tretë, një shans i dytë për të korrigjuar gabimet, e pse jo edhe për të tentuar kualifikimin për në fazën e ‘play-off”-it të Conference League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll