Politike

Ambasadorja Yuri Kim shkon në SPAK, takohet me Arben Krajën: Shkëmbyem pikëpamjet për ndihmën teknike të SHBA-ve

30 Janar 2020, 09:09 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim shkon në SPAK, takohet me Arben Krajën:

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka shkuar sot në SPAK, ku zhvilloi një takim me kreun e këtij institucioni, Arben Krajën. Takimi i ambasadores së re me Arben Krajën është një takim informues dhe formal, pasi ditët e fundit Kim ka zhvilluar biseda dhe me aktorë të tjerë të politikës dhe drejtësisë në vend.

Në faqen zyrtaret të ambasadës thuhet se takimi i sotëm i Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar Byronë Kombëtare të Hetimit.

Yuri Kim takoi dje edhe kryeprokurorin Olsian Çela. Tre ditë më parë Yuri Kim shkoi në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku edhe dorëzoi letrat kredenciale për emërimin e saj nga senati amerikan. Më pas ajo shkoi në zyrën e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili e priti me trëndafila të kuq. Po ashtu Kim zhvilloi takime me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim ne spak yuri kim takohet me arben krajen yuri kim yuri kim ne spak yuri kim takohet me arben krajen

Sondazh

Poll