Sport

“Topi i Artë” 2025/ Mbappé i nominuar 8 herë radhazi, pa asnjë fitore! Ja 'rekordmenët'...

Me nominimin e tij të tetë radhazi për “Topin e Artë” - France Football, i cili do të jepet më 22 shtator, Kylian Mbappé (26 vjeç) po ndjek gjurmët e më të mëdhenjve, pa e fituar kurrë trofeun.

7 Gusht 2025, 16:57 Nga DOSJA

“Topi i Artë” 2025/ Mbappé i nominuar 8 herë

FRANCE - Midis 30 kandidatëve për “Topin e Artë” për here të tetë radhazi, Kylian Mbappé ndjek gjurmët e të mëdhenjve.

Vetëm 26 vjeç, sulmuesi i Real Madridit është përfshirë në 10 lojtarët më të mirë me më shumë nominime radhazi, i barabartë me shtatë lojtarë të tjerë, përfshirë Neymarin, ish-shokun e tij të skuadrës te PSG.

Francezi është në ritmin e liderëve me një nominim të tetë në moshën 26 vjeç, 7 muaj e 18 ditë, krahasuar me 26 vjeç, 4 muaj e 5 ditë për Lionel Messin në vitin 2013 dhe 26 vjeç, 8 muaj e 24 ditë për Cristiano Ronaldon në vitin 2011. Por, me një vend të tretë si renditja e tij më e mirë (në vitin 2023), ai kurrë nuk e ka arritur Graalin.

Më tepër herë i nominuar për të fituar “Topin e Artë” është Cristiano Ronaldo me 18 herë, Leo Messi 16 herë, Beckenbauer dhe Cruyff me 12 herë, Platini dhe Zidane nga 11 herë, Gerd Muller 10 herë, Beckham dhe Eto’o nga 9 herë, pastaj vine Suarez (Spa), Eusebio, Rummenigge, Raul, Henry, Injesta, Neymar dhe Mbappe me nga 8 herë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll