Sport

Gjyqtari i skandalit në ndeshjen Barça-PSG, i jep lamtumirën futbollit…

Deniz Aytekin njofton tërheqjen e tij nga futbolli në fund të sezonit aktual.

7 Gusht 2025, 14:00 Nga DOSJA
Gjyqtari i skandalit në ndeshjen Barça-PSG, i jep lamtumirën
Deniz Aytekin gjatë ndeshjes Barça-PSG në mars 2017

GJERMANI - Gjyqtari me përvojë, Deniz Aytekin, do ta varë bilbilin e tij në fund të sezonit aktual. Në moshën 47-vjeçare, ai do t'i japë fund një karriere plot me momente kyçe dhe vendime kontraverse që shënuan karrierën e tij .

Ndër ndeshjet më të paharrueshme në të cilat Aytekin drejtoi është përplasja historike midis Barcelonës dhe Paris Saint-Germain në mars të vitit 2017. 

Në atë rast, skuadra franceze mbërriti me një avantazh prej katër golash nga ndeshja e parë. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique, arriti një fitore epike 6-1 në Camp Nou që bëri xhiron e botës.

Kontradiktat e asaj nate magjike…

Performanca e gjyqtarit nuk kaloi pa u vënë re në atë ndeshje. Në Francë, e kritikuan atë, duke vënë në dukje vendime të diskutueshme që, sipas mendimit të tyre, patën një ndikim vendimtar në rezultatin përfundimtar. Ankesat vazhduan, megjithëse UEFA preferoi të mos vendoste një sanksion formal.

Megjithatë, ai u përjashtua nga garat kontinentale për një periudhë të gjatë, gjë që i kufizoi ekspozimin e tij ndërkombëtare. Pavarësisht kësaj, Aytekin qëndroi i palëkundur në kampionatin vendas, ku vazhdoi të merrte lëvdata.

Njohjet dhe lamtumirat…

Ai u cilësua si gjyqtari më i mirë i vendit në tri raste të ndryshme (2019, 2022 dhe 2024), një vlerësim për nivelin e tij brenda Gjermanisë. Në vitin 2022, ai u largua përfundimisht nga turnetë kombëtare dhe të klubeve evropiane.

Tani, Deniz Aytekin i thotë lamtumirë fushave të lojës, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme për disa, kontraverse për të tjerët, por gjithmonë një figurë kryesore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll