Sport

AC Milan dhe Manchester United mund të hapin dyert për huazimin e Hojlund…

AC Milan është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe Rasmus Hojlund është ndër emrat në listë. Sulmuesi mund të vijë në huazim nëse Manchester United do të sigurojë Sesko-n.

7 Gusht 2025, 15:00 Nga DOSJA

AC Milan dhe Manchester United mund të hapin dyert për huazimin e

ITALI - Nuk është vetëm Gimenez: Milani po kërkon një sulmues tjetër. Kuqezinjtë kanë në listën e tyre edhe Rasmus Hojlund.

Manchester United, në fakt, mund të jetë i hapur për një transferim në formë huazimi për sulmuesin danez nëse “Djajtë e Kuq” arrijnë ta transferojnë Sesko-n.

Numrat e Hojlund-it…

Për Manchester United, Hojlund ka shënuar 26 gola në 95 ndeshje, duke dhënë gjithashtu 6 asiste. Për Atalantën, lojtari i lindur në vitin 2003 shënoi 10 gola në 34 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll