Sport

Jobe Bellingham i lumtur te Dortmund: "Jude më tha ta shfrytëzoja sa më shumë rastin"

Jobe Bellingham ndjek hapat e vëllait të tij Jude te Borussia Dortmund

7 Gusht 2025, 13:30 Nga DOSJA

Jobe Bellingham i lumtur te Dortmund: "Jude më tha ta shfrytëzoja

GJERMANI - Jobe Bellingham ndoqi hapat e vëllait të tij, Jude, dhe së fundmi iu bashkua Borussia Dortmund, njësoj siç bëri vëllai i tij në të kaluarën. Kur u pyet për ndonjë këshillë që mund t’i kishte dhënë i afërmi i tij, Jobe e hapi ‘librin’ dhe theksoi rolin e Jude gjatë gjithë këtij procesi.

"Ai di shumë për klubin. Në fakt, mendoj se ai vërtet di gjithçka për Borussia Dortmundin. Sinqerisht nuk e mbaj mend reagimin e tij të menjëhershëm kur ia thashë, por e di që ai ishte një nga njerëzit e parë me të cilët fola.

E telefonova dhe ai më tha se ishte jashtëzakonisht krenar për mua dhe më këshilloi të shfrytëzoja sa më shumë gjithçka. Është një klub i veçantë dhe koha që do të jem këtu duhet të shfrytëzohet plotësisht", zbuloi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll