Sport

Paul Scholes ve në dyshim Gyökeres: "Pyes veten, nëse Arteta vërtet e donte atë..."

Legjenda e Manchester United vë në dyshim nëse ish-lojtari i Sportingut ishte i duhuri për Arsenalin

7 Gusht 2025, 13:00 Nga DOSJA

Paul Scholes ve në dyshim Gyökeres: "Pyes veten, nëse Arteta

ANGLI - Viktor Gyökeres u konfirmua zyrtarisht te Arsenali më shumë se një javë më parë, por ai mbetet një temë e nxehtë në Angli.

Pasi Rio Ferdinand u shpreh se kishte disa "shenja paralajmëruese" dhe "pikëpyetje", legjenda e Manchester United, Paul Scholes, vuri në dyshim nëse ish-sulmuesi i Sportingut ishte objektivi kryesor i Artetas për të forcuar sulmin e "Topçinjve".

"Arsenali kishte nevojë për një qendërsulmues. Meqenëse kishte shumë pavendosmëri për këtë çështje, po pyesja veten nëse Mikel Arteta e donte vërtet këtë lojtar. Nuk jam i sigurt, por tani ai është në ekip", tha ish-mesfushori në një deklaratë për podkastin Sky Bet, përpara se të nxirrte në pah numrin e golave të shënuar nga ndërkombëtari suedez, diçka që, sipas tij, "nuk mund të mohohet".

"Ai pati një karrierë shumë të çuditshme - Brighton, Coventry, dhe më pas shkoi te Sporting. Rekordi i tij i golave është absolutisht i shkëlqyer. Nuk mund ta mohosh këtë. Nëse ka ndonjë ekip ku ai mund të shkojë dhe të krijojë mundësi, ai është Arsenali", tha ai.

Scholes dyshon, nëse stili i Gyökeres i përshtatet stilit të lojës së Arsenalit: "E vetmja gjë që do të thoja kundër Gyökeres është se, te Sporting, ai ndoshta luajti shumë në kundërsulme, veçanërisht në garat evropiane. Le të mendojmë për Arsenalin, të cilët e kanë posedimin e topit për shumicën e kohës.

A do të jetë mjaftueshëm inteligjent për të bërë ato vrapime në prapavijë? Shpesh e shohim duke vrapuar pothuajse nga mesfusha; nuk mund ta përballosh. Ai shtyn, është i shpejtë dhe shënon gola. Por shkurt, a është ai i duhuri për Arsenalin?"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll