Politike

"E zhveshën komplet Lushnjen", Korreshi: Po priten pemët në trotuar që nuk pengojnë njeri…! Kaq idiotë na përfaqësojnë ne

Ai tha se në vend që të priten pemët duhet të pastrohen ferrat dhe kanalet.

6 Gusht 2025, 21:48 Nga r.ll
"E zhveshën komplet Lushnjen", Korreshi: Po priten pemët
saimir korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

Korreshi tha për Syri Tv se e mirëkupton lirimin e trotuareve apo heqjen e karrigeve dhe çadrave, por e cilësoi një "çmenduri" prerjen e pemëve. 

Ai u shpreh se kjo po ndodh në gjithë Lushnjen, ku shtoi se në zonën e Krutjes janë prerë më shumë se 50 rrënjë ullinj. Deputeti tha se po priten pemë në trotuare që nuk pengojnë askënd. Ndërkohë shtoi se në vend që të priten pemët duhet të pastrohen ferrat dhe kanalet.

FJALA E KORRESHIT:

Kjo është një çmenduri!

Kryetari i bashkisë, sulltani që nuk njeh më ndarje pushtetesh, ka dhënë urdhër që këtu duhet të bëhet varrezë, fushë. Këta kanë nxjerrë një urdhër që të lirohen trotuaret, hapësirat publike. Të heqësh çadra e karrige, okej… por të presësh pemët është çmenduria më e madhe!

Ajo pemë nuk është në trotuar. Ajo është një pemë që është mbi lartësinë e pemëve të mbjella nga bashkia. Atë zonë e frekuentojnë më shumë të moshuarit. Sot janë 40 gradë dhe pemët priten! E zhveshën komplet Lushnjen nga të gjitha pemët.

Kjo po ndodh në të gjithë Lushnjen. Ajo pemë u pre se ishte pemë frutore, dhe justifikimi ishte se “nuk duhet të ketë pemë frutore se i hanë qytetarët”! Janë prerë pemë çmendurisht në të gjithë zonën. Në zonën e Krutjes janë prerë më shumë se 50 rrënjë ullinj! Ore, i ka mbjellë fshatari, okej, mos ia prit! Mblidhi frutin, çoja kryetares por mos ia prit pemën!

Ore, shkulje dhe mbille diku tjetër por mos i prit! Në Lushnje mbollën një vijë ajrore 700 metra me kumbulla dhe të gjitha u thanë, sepse bashkia as që i vaditi! Po t’i shikosh, të gjitha janë dramatike janë tharë. Kanë mbjellë ca pemë që nuk bëjnë asnjë lloj pune, sa për të vjedhur lekët. Mund t’ia ketë falur dikush, sepse në dijeninë time i janë falur bashkisë Lushnje, dhe besoj kanë bërë ndonjë procesverbal që të quhen sikur janë bërë me tender.

Por të presësh pemët në trotuar që nuk pengojnë njeri…

Ne kemi ndërhyrë pikërisht për pemët, duke i kërkuar Inspektoriatit që ishin të Njësisë Administrative, dhe kryetarit të Policisë Bashkiake i thashë: “Sillni urdhrin.” I thashë: “Ku është ai urdhër që është dhënë, që i konsideron këto pemë si pengesë për hapësirën publike?”

Ne po mbytemi nga ferrat. Në vend që kryetari i bashkisë të pastrojë kanalet, merret me pemët!

Kaq idiotë na përfaqësojnë, sa dikush i tha aty një shitësi ambulant: “Pse ti do shesësh domate nën hijen e pemës?” Këta janë shpirtzinj! Nuk e konceptojnë dot që një qytetar të shesë produkte nën hije, sepse për ta kjo është çmenduri.

Deri këtu shkon makabriteti.

saimir korreshi

Sondazh

Poll